Loading…

BE’ja do që autoritetet kosovare të bashkëpunojnë me Specialen

  • 10/12/2016 | 08:09

BE’ja do që autoritetet kosovare të bashkëpunojnë me Specialen

Procesi i zgjerimit dhe paketa e miratuar nga Komisioni Evropian për zgjerimin, sikur edhe raportet individuale të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë do të jenë temë e diskutimeve të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së të martën në Bruksel.


Nga ky takim, siç shihet nga drafti i konkluzioneve të përgatitura, pritet të ripërsëritet edhe një herë përkushtimi i BE-së për procesin e zgjerimit, proces i cili do të cilësohet si strategjik dhe i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Evropës.

Por do të ripërsëritet se në këtë proces BE-ja do të ketë si pikënisje politikën e kushtëzimit dhe meritat individuale të vendeve të përfshira në të sikur edhe situatën brenda BE-së.

Një porosi e tillë është e rëndësishme dhe BE-ja do ta shfrytëzojë për të çuar mesazhin se, edhe pse nuk duket në sipërfaqe se është prioritet në këto momente, nga zgjerimi nuk hiqet dorë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë