I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Kosovë pa ndonjë paralajmërim, por që arsye po del të jetë Propozimi Europian. Ai tha se pala që e refuzon këtë planë atëherë bashkësia ndërkombëtare do e mbështes më pak.
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se procesi i raporteve mes të të dyja vendeve, është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare.
Ai zbuloi se takimi i së premtes së kaluar, ishte me të vërtetë i një peshe jo të zakonshme që është parë deri më sot për këtë çështje, përcjell klankosova.tv.
”Jemi duke zhvilluar këto diskutimet ndaras me palët, por kur t’i bashkojmë do të presim natyrisht që ta pranojnë planin, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë atë natyrisht”.
Ndërsa i pyetur se çka nëse njëra palë dakordohet dhe tjetra nuk dakordohet?
”Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”.
”Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i së premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë, SHBA, BE dhe tri shtetet nuk do të kishin ardhur këtu për asgjë”.