Loading…

BE kërcënon me bllokim të furnizimit të Britanisë me vaksina Covid-19, ‘taktika ruse’ thonë britanikët e zemëruar

  • 26/01/2021 | 17:41

BE kërcënon me bllokim të furnizimit të Britanisë me vaksina Covid-19, ‘taktika ruse’ thonë britanikët e zemëruar

Në një tjetër zënkë ka shpërthyer mes Britanisë dhe Bashkimit Europian këta të fundit pas trazirave dhe protestave në disa shtete anëtare të të revoltuarve me masat kufizuese anti Covid dhe dështimit të fushatës së vaksinimit në kontinent. Presidentja e Komisionit Europian Ursula van der Leyen i paralajmëroi kompanitë farmaceutike se Bashkimi Europian ‘e ka përnjëmend’ dhe se nuk do të tolerojë vonesa, përndryshe kërcënoi me masa kufizuese që ndikojnë drejtpërdrejtë furnizimin me vaksina për Mbretërinë e Bashkuar. Britanikët e shohin këtë taktikë të BE’së të ngjashme me ato të ‘rusëve’ për mbulimin e dështimeve të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Ursula van der Leyen kërcënoi me masa të eksportit nëse nuk dorëzohen sasitë e kontraktuara kompanitë që prodhojnë në Bashkimin Europian, si Pfizer që ka të përqendruar prodhimin në Bruksel. Kjo erdhi pas njoftimit të kompanisë britanike-suedeze AstraZeneca se nuk do të arrijë të dorëzojë sasinë e caktuar për Bashkimin Europian.

BE’ja u zotua se do të detyroj kompanitë që të deklaroj se çfarë vaksinash po eksportohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtoi se e ka përnjëmend rreth sigurimit të “sasisë së drejtë” – me gjithë paralajmërimet se bllokada vetëm do të helmonte marrëdhëniet. Kjo deklaratë erdhi pasi AstraZeneca njoftoi se do të arrinte të furnizonte me vetëm 31 milionë nga 80 milionë doza për BE deri në fund të marsit.

Presidentja e komisionit von der Leyen u betua sot se një ‘mekanizëm i transparencës’ do të caktohej për këto kompani.

Vringëllima e shpatave nga Brukseli, që vjen mes kaosit në rritje dh protestave përreth kontinentit, ka tërbuar parlamentarët britanik, që kanë paralajmëruar se BE’ja do të helmojë marrëdhëniet për një gjeneratë të tërë nëse bllokon dhjetëra miliona doza të Pfizer që Britania i ka blerë legalisht.

Shefi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë Simon Stevens përqeshi zhurmën në BE duke sugjeruar se po theksohej në furnizime dhe se Britani ka bërë punë të mirë.

Në ndërkohë, ministria e shëndetësisë në Berlin është detyruar të njoftoj një mohim pasi dy gazeta gjermane pretenduan se rregullatori i BE’së ka mundësi se do të refuzoj aprovimin e plotë të vaksinës së AstraZeneca/Oxford, pasi dy zyrtarë në anonimitet kanë thënë se efikasiteti tek pensionistët ishte vetëm 8 për qind.

Ky pretendim ishte refuzuar me zemërim nga kompania farmaceutike – dhe nga kabineti britanik i është thënë Daily Mail se këto janë ‘gjepura’. Është njoftuar se kjo çështje ishte temë në takimin e kabinetit britanik të martën dhe Boris Johnson kishte thënë se kjo nuk ishte e saktë.

Një burim nga Whitehall madje i kishte thënë Palybook se këto taktika të tilla i prisnin ‘nga rusët’.

Ministria e shëndetësisë në Gjermani provoi sot e dëshpëruar sot të heshte këtë zënkë duke mohuar se kishte të dhëna që e mbështesnin këto pretendime.

Ministri për vaksinim i Britanisë Zahawi ju shmang pyetjes nëse BE’ja po provonte të bllokonte furnizimin me vaksina të prodhuara në kontinent, pasi programi i tyre ka ngesur shumë prapa Britanisë. Ky zhvillim është vlerësuar nga parlamentarët britanik si dashakeqë dhe egoist nga ana e bllokut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë