Loading…

BE: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit, presim përparim në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve

  • 07/02/2023 | 17:23

BE: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit, presim përparim në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje sërish që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se ky është obligim ligjor që buron nga marrëveshja e nënshkruar në Bruksel në kuadër të dialogut.


Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, për politikë të jashtme, Peter Stano.

Stano ka thënë se ende nuk ka një datë për caktimin e një niveli të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Është një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë ose të merr hapa për themelimin e Asociacionit. Është detyrim ligjor i Kosovës. Tani është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet dhe detyrimet që vijnë nga marrëveshjet e Brukselit”, tha Stano.

Stano ka thënë se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë të qartë dyja palëve se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën e Beograd, në kuadër të kornizës së punës që po e bën, duke u angazhuar me partnerët në terren, për të shtyrë para dialogun, për t’u bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim në këtë. Është propozimi i BE-së se si të shtyhet para ky dialog dhe progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Ai shtoi se prioritet vazhdon të mbetet desklaimi i situatës, duke thënë se tensionet mes dy vendeve po vendosin në rrezik të arriturat e punës shumëvjeçare në kuadër të dialogut.

Stano tha se tensionet nuk do të kenë pasoja vetëm për Kosovën dhe Serbinë por tërë rajonin.

“Ne po kërkojmë nga palët që të gjejnë një zgjidhje Evropiane”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë