Loading…

BE: Liderët e Ballkanit të shmangin deklaratat nxitëse

  • 22/04/2017 | 09:54

BE: Liderët e Ballkanit të shmangin deklaratat nxitëse

Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijancic, sërish i është përgjigjur interesimit të mediave serbe për deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit rreth bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke thënë se liderët e Ballkanit duhet të përqendrohen në reforma dhe bashkëpunim dhe të shmangin deklaratat nxitëse.


Kocijancic duke folur për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, ka thënë se vendet e Ballkanit në vend të fushatave nxitëse duhet të fokusohen në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, përcjellë gazetametro.net.

Ajo ka kujtuar deklaratat e mëparshme të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn.

“Përfaqësuesja e Lartë Mogherini dhe Komisioneri Hahn më parë në mënyrë të përsëritur kanë thënë se deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk janë të dobishme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe retorika nxitëse është e rrezikshme për rajonin. Në vend të kësaj, BE-ja pret nga i gjithë rajoni që të vazhdojnë për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive dhe marrëdhënie të bashkëpunimit për të intensifikuar punën në programet e reformave në mënyrë që të bëhet progres drejt integrimit evropian”, ka thënë Kocijancic në një deklaratë për Tanjug.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka shtuar se BE’ja ka mbështetur në vazhdimësi parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Kocijancic gjithashtu theksoi faktin se Këshilli Evropian ka rinovuar së fundi mbështetjen e tij për perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë