Loading…
BE miraton ligjin e ri për të drejtat e autorit, ‘alarmohet’ Google dhe Facebook
  • 27/03/2019 | 08:32

BE miraton ligjin e ri për të drejtat e autorit, ‘alarmohet’ Google dhe Facebook

Bashkimi Europian ka miratuaar një rishkrim të rregullave për të drejtat e autorit që  tani do të detyrojnë Google dhe Facebook Inc, të paguajnë botuesit për përdorimin e copëzave të lajmeve dhe t’i mbrojnë ato nga shkarkimet dhe përdorimet e paautorizuara, transmeton Gazeta Metro.


Parlameti Europian e mbështeti këtë reformë me 348 vota për, 274 kundër, të martën pas një debati që ka vբnë përballë industrinë krijuese të Evropës, ndaj kompanive të teknologjisë, aktivistëve të internetit dhe grupeve të konsumatorëve pasi shqetësohen se rregullat e reja mund të jenë shumë të kushtueshme.

Rregullat e reja nënkuptojnë se Google dhe platformat e tjera në internet do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje të licencimit me muzikantët, artistët, autorët, botuesit e lajmeve dhe gazetarët, për të përdorur punën e tyre në internet.

Google e YouTube, Instagram e Facebook dhe platforma të tjera të shpërndarjes gjithashtu do të duhet të instalojnë filtra për të parandaluar përdoruesit nga ngarkimi i materialeve me të drejtë autori.Të dyja këto dispozita shkaktuan lobim të ashpër nga të dyja palët.

Shefi dixhital i Komisionit Europian, Andrus Ansip përshëndeti rezultatin duke thënë se reformat do të përmirësonin pozitën e shkrimtarëve, gazetarëve, këngëtarëve, muzikantëve dhe aktorëve, përballë platformave të mëdha, duke përdorur përmbajtjen e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë