Vet Ursula von der Leyen Presidentja e Komisionit Europian, që ishte figura kryesore nga Bashkimi Europian që kishte reaguar ashpër pasi u pa që kishin mbetur prapa në fushatën e vaksinimit me përpjekjen e bllokut për të bartur fajin tek britanikët. Ishte kompania britanike-suedeze AstraZeneca që u përball me shumicën e zemërimit, madje duke mos u rekomanduar nga shumë shtete europiane të mos shfrytëzohej për të qytetarët e moshuar, transmeton Gazeta Metro.
Bashkimi Europian reagoi me tërbim të pamatur muajin e kaluar ndaj kompanisë AstraZeneca kur u mësua se do të kishte vonesa në dërgesat e vaksinave për shkak të problemeve në fabrikën e saj në Belgjikë. Zënka u përshkallëzua dhe rrezikoi marrëveshjen e Brexit me veprimet ‘e gabuara’ të BE’së në kufirin mes dy shteteve irlandeze dhe kërcënimet me kufizimet e eksportit të vaksinave të Pfizer në Mbretërinë e Bashkuar.
Presidenti francez Macron ishte njëri prej atyre që i kishte hedhur benzinë zjarrit kur kishte shprehur mëdyshje rreth efektivitetit të vaksinës së AstraZeneca, pas zënkës së madhe me kompaninë që nuk e kishte mohuar se do të kishte mungesa të sasisë për BE’në por për këtë kishte bërë përgjegjës vet bllokun që kishte nënshkruar kontratën tre muaj më pas se Mbretëria e Bashkuar.
Efekti i kësaj fushate të frikësimit ishte që vetëm 187 mijë vaksina ishin administruar në Gjermani nga 1.5 milionë që duheshin dorëzuar deri në javën e kaluar.
Liderët gjermanë tani kanë nisur një fushatë të marrëdhënieve m publikun që të sigurojnë ata se vaksina e zhvilluar në Universitetin e Oxford është efektive.
“Vaksina nga AstraZeneca është njëjtë e sigurt dhe shumë efektive” ka thënë zëdhënësi i Merkel Steffen Seibert të hënën. “Kjo vaksinë shpëton jetë”.
Von der Leyen ju bashkua kësaj nisme, duke thënë se edhe ajo personalisht duke harruar zënkën e mëhershme me kompaninë.
Edhe presidenti francez Macron ndryshoi llafet kur tha këtë javë se ‘vaksina ka problem imazhi’ që duhet të punojnë që të përmirësohet./gazetametro.net