Loading…

BE ndëshkon me 1 milion euro në ditë Poloninë, s’pajtohet me reformat e tyre në gjyqësor

  • 27/10/2021 | 14:53

BE ndëshkon me 1 milion euro në ditë Poloninë, s’pajtohet me reformat e tyre në gjyqësor

Sipas vendimit të gjykatës europiane Polonia duhet të paguaj gjobë prej 1 milion euro deri në bindjen e saj me vendimin e kësaj gjykate në korrik që kishte urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të këshillave disiplinore të Gjykatës Supreme të Polonisë dhe anulimin e vendimit nga qeveria polake për heqjen e imunitetit të gjyqësisë, transmeton Gazeta Metro.


Masat ndëshkuese do të mbesin në fuqi deri në zbatimin e plotë të vendimit të gjykatës europiane nga Varshava.

Intervenimi ligjor ndaj Polonisë u vendos nga Komisioni Europian që i konsideron këto këshilla disiplinor dhe i sheh si kërcënim të gjyqësorit të këtij vendi anëtar duke i nënshtruar gjykatësit ndaj kontrollit politik. Qeveria polake, megjithatë, këmbëngul se ky autoritet është një vegël e rëndësishme e eliminimit të regjimit komunist.

Pas kërkesave të vazhdueshme ndaj Polonisë për t’iu bindur këtij vendimi dhe injorimit nga ky shtet, Brukseli ka kërkuar nga Luksemburgu për të caktuar gjoba ditore, hapi më radikal dhe i fundit.

Gjobat ditore do të zbriten nga fondet që BE ndan Polonisë në periudha të ndryshme.

Ky vendim vjen në pikën më të nxehtë të konfliktit mes Brukselit dhe Varshavës. Në mes të këtij muaji Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka dalë me vendim që sfidon supremacinë e ligjit të BE’së ndaj kushtetutës polake. Ky vendim hapur ka refuzuar dy artikuj kyç të traktatit të BE’s, dhënien e kompetencave nga shteti anëtar institucioneve të BE’së dhe themelimin e gjykatës europiane të BE’së. Gjykatësit polakë me shumicë thanë se këto artikuj nuk janë në përputhje me kushtetutën e Polonisë.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki këtë të hëne ka tërhequr vërejtje për këtë qasje të BE’së “ këto …kjo do të forcojë bindjen tonë se qasja e Komisionit Europian është diktatoriale. Nuk do të dorëzohemi dhe nuk kemi synim të heqim dorë nga sovraniteti ynë për shkak të presionit të Brukselit” ka paralajmëruar Morawiecki.

Ky vendim i polakëve dridhi kontinentin ku shumë kanë bërë thirrje Komisionit Europian të ndërmarrë masa domethënëse për të rivendosur supremacinë e ligjit të BE’së. Shefat e mëdhenj të BE’së, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel kishin bërë thirrje për përmbajtje në anën tjetër./gazetametro.net

Polonia paralajmëron ‘rishqyrtim strategjie’ nëse BE vazhdon me qasjen ‘diktatoriale dhe diskriminuese’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë