Loading…

BE paketë investimesh në Ballkanin Perëndimor

  • 01/12/2021 | 23:39

BE paketë investimesh në Ballkanin Perëndimor

300 miliardë euro synon BE të investojë në projekte globale përgjatë 7 viteve të ardhshme. Paketa ”Global Gateway” e investime fokusohet në infrastrukturë, transport, mjedis, energji, shëndetësi dhe arsim në të gjithë botën ku BE ka partnerët e saj. Një pjesë e buxhetit janë parashikuar edhe për Ballkanin Perëndimor, ku investimet do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës për të lidhur më mirë vendet e rajonit mes tyre dhe me BE-në.

“Lidhja globale për BE-në fillon me fqinjësinë e saj. Planet Ekonomike dhe Investuese që kemi nisur së fundmi për Ballkanin Perëndimor, Fqinjësinë Lindore dhe Jugore janë ndërtuar të gjitha rreth lidhjes. Lidhje me Evropën, lidhje brenda këtyre rajoneve. Të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, këto plane do të fillojnë të ofrojnë Strategjinë Globale Gateway në rajonet tona fqinje ende brenda mandatit të këtij Komisioni”, tha Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se këto investime do të rrisin rolin e BE në Ballkanin Perëndimor dhe botë.

“COVID-19 ka treguar se sa e ndërlidhur është bota në të cilën jetojmë. Si pjesë e rimëkëmbjes sonë globale, ne duam të ridizenjojmë mënyrën se si e lidhim botën për të ecur përpara më mirë. Modeli europian ka të bëjë me investimin si në infrastrukturën e fortë ashtu edhe në atë të butë, në investime të qëndrueshme në dixhital, klimë dhe energji, transport, shëndetësi, arsim dhe kërkime, si dhe në një mjedis të favorshëm që garanton një fushë loje të barabartë. Ne do të mbështesim investime të zgjuara në infrastrukturë cilësore, duke respektuar standardet më të larta sociale dhe mjedisore, në përputhje me vlerat demokratike të BE-së dhe normat dhe standardet ndërkombëtare. Strategjia Globale Gateway është një model se si Evropa mund të ndërtojë lidhje më elastike me botën”, tha Von der Leyen.

300 miliardë euro do të investohen në projekte globale për të gjithë partnerët e BE-së, ku vetëm 18 miliardë euro do jepen në formën e grantit dhe pjesa tjetër do të jetë hua.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë