Loading…

BE, pas rrënimit së murit, paralajmëron themelimin e bashkësisë së komunave serbe

  • 06/02/2017 | 08:28

BE, pas rrënimit së murit, paralajmëron themelimin e bashkësisë së komunave serbe

Pas rrënimit të murit në Veri të Mitrovicës është hapur tema e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e ka bërë Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova teksa ka vizituar vendin ku është rrënuar muri. Zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se Asociacioni do të themelohet bazuar në ligjet e Kosovës.

Pas rrënimit të murit, Qeveria e Kosovës do të ketë temë kryesore themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se me të njëjtin vullnet që është rrënuar muri duhet vazhduar themelimi i Asociacionit.

“Jam duke shikuar, gjithashtu, për fillimin e diskutimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të njëjtin përkushtim që patëm për largimin e këtij muri. Unë shpresoj se do të kemi rezultate të mira”, ka deklaruar Apostolova. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë