Loading…

BE përditëson shifrat e pandemisë mesatarja e rasteve vijon të rritet

  • 01/08/2020 | 23:09

BE përditëson shifrat e pandemisë mesatarja e rasteve vijon të rritet

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) përditësoi të premten të dhënat zyrtare për sa i përket përhapjes së COVID-19 në Bashkimin Evropian ku prinë Luksenburgu, ndërsa në Ballkanin Perëndimor, prinë Mali i Zi dhe Kosova me mesataren më të madhe të të infektuarave në 100 mijë banorë.


Ndërkohë mesatarja e të infektuarve vijoi të rritet ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor.

Analisti për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Adi Cerimagic ka përmbledhur shifrat e 7 vendeve të rajonit.

Kështu rezulton se nga 85 raste që ishte mesatarja javën e shkuar, tashmë ajo ka shkuar në 91 – tre javë më parë mesatarja ishte 73 raste.

Prirja rritëse më shqetësuese mbetet ajo në Mal të Zi nga 162 raste për çdo 100 mijë banorë, ka shkuar në 239, e dyta është Kosova me 145 raste për çdo 100 mijë banorë.

Shqipëria 47 (+3)/100 mijë banorë
Serbia 79 (+2)/100 mijë banorë
Maqedoni e Veriut 94 (-6)/100 mijë banorë
Bosnje e Hercegovina 96 (+0)/100 mijë banorë
Kosova 145(+13)/100 mijë banorë
Mali i Zi 239 (+77)/100 mijë banorë

Me këtë mesatare BE-ja, e cila i referohet të dhënave të ECDC-së, do të vazhdojë t’i mbajë mbyllur kufijtë për vendet nga Ballkani Perëndimor.

Brukseli ka rekomanduar që hapja e kufijve të bëhet sipas një rregulli ku nëse vendet do të raportojnë një mesatare më të ulët se ajo e BE-së në 14 ditët e fundit mund të këshillohet hapja e kufijve.

Për sa i përket vendeve në BE, Luksemburgu është ai që raporton mesataren më të lartë për çdo 100 mijë banorë (243 raste) ndërsa Greqia ka mesataren më të ulët (4 raste).

Kështu në 27 vendet anëtare të unionit rezultojnë rreth 1.7 milionë raste të konfirmuara (1,716,071 raste) me COVId-19.

Pesë vendet me më shumë raste të diagnostikuara vijojnë të mbeten Mbretëria e Bashkuar me 300 mijë, Spanja 285 mijë, Italia 247 mijë, Gjermania 207 mijë janë dhe Franca 186 mijë.

Zyrtarisht në BE janë konfirmuar 182 mijë viktima, ku Britania (46 mijë), Italia (35 mijë), Franca (30 mijë), Spanja (28 mijë), Belgjika (9,500) dhe Gjermania (9,100) janë vendet me më shumë raste.

Në vende si Italia, prirja e infeksionit po vjen duke u reduktuar, ndërsa autoritetet kanë vënë më në kontroll situatën.

Kjo reflektohet në mesataren e rasteve për 100 mijë banorë të 14 ditëve të fundit.

Nga 16 të infektuar, mesatare që ishte një javë më parë, tashmë në 27 vendet e unionit mesatarja ka shkuar në 20 – më 15 korrik mesatarja ishte 13 të infektuar/100 mijë banorë.

Italia me mesatare 5 të infektuar/100 mijë banorë ka një prirje më të qetë të pandemisë se sa 4 vendet e tjera që kanë raportuar deri më sot më shumë raste në Evropë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë