Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me rezolutën e Kuvendit të Kosovës, për ndërprerje të dialogut me Serbinë, derisa të lirohet lideri i AAK’së Ramush Haradinaj.
Në deklaratën e lëshuar nga zyra për informim e BE’së, thuhet se kjo rezolutë e Kuvendit të Kosovës nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, dhe është në kundërshtim me angazhimet e marra nga Kosova, raporton gazetametro.net.
“Thirrja për një pezullim të dialogut nga BE’ja mes Beogradit dhe Prishtinës, i përfshirë në një rezolutë të miratuar në Kuvendin e Kosovë sot, nuk kontribuon në normalizimin e mardhënieve dhe nuk është në përputhje me angazhimet e marra në mënyrë të vazhdueshme nga Kosova”.
“Kosova ka qenë gjithmonë e angazhuar në mënyrë të vendosur për dialogun dhe për një normalizim të mëtejshëm mes Kosovës dhe Serbisë, për hir të popullit të vet, por edhe për shkak se përparimi në dialogun është parakusht për përparime në rrugën e BE’së”.
BE me këtë rast i ka bërë thirrje instituconeve të Kosovës që të angazhohen në mënyrë konstruktive sa i përket dialogut me Serbinë.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës, që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive për dialg, për të zbatuar marrëveshjet e arritura në dialogun deri më tani dhe kështu të avancojë edhe normalizimin e marrdhënieve dhe perspektivën e saj në BE”. /gazetametro.net