Loading…

‘BE-së i vie keq pse nuk u lejua që OSBE-ja të mbledhë votat e serbëve’

  • 17/01/2022 | 15:30

‘BE-së i vie keq pse nuk u lejua që OSBE-ja të mbledhë votat e serbëve’

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano thekson se BE-ja shpreh keqardhje për faktin që serbët nga Kosova nuk u lejuan të votojnë në referendumin e djeshëm dhe u bën thirrje të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje të pranueshme reciproke që do t’u mundësonte serbëve të votojnë në Kosovë në zgjedhjet e ardhshme.


“Votimi i serbëve në Kosovë me ndihmën e OSBE-së është një praktikë e vendosur prej kohësh, e aplikuar disa herë nga viti 2012 deri në vitin 2020. Na vjen keq për vendimin që këtë herë të mos e zbatojmë këtë mekanizëm të njohur”, tha Stano.

Peter Stano i bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të fillojnë bisedimet për modalitetet për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e prillit, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Edhe pse nuk ka marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për këtë çështje në kuadër të dialogut, ne presim që palët të fillojnë negociatat për modalitetet që do t’u mundësonin serbëve të votojnë në zgjedhjet e organizuara nga Serbia në të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë”, theksoi Stano.

Stano shtoi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk është ngecur, por se ai vazhdon “çdo ditë”, përmes kontakteve me të gjitha palët.

“Përfaqësuesi i lartë Borrrel foli javën e kaluar me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Fakti që nuk ka takime në nivelin më të lartë nuk do të thotë se nuk ka dialog. Një takim në nivel eksperti ose politik do të bëhet kur të vijë koha”, tha Stano.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë