Loading…

BE sfidon Kinën me një plan global investimesh prej 300 miliardë eurosh

  • 01/12/2021 | 19:47

BE sfidon Kinën me një plan global investimesh prej 300 miliardë eurosh

Bashkimi Europian ka zbuluar detaje rreth planit global të investimeve prej 300 miliardë eurosh, i përshkruar si “alternativë reale” e strategjisë së Kinës “Belt And Road”, transmeton Gazeta Metro.


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen, tha se skema Global Gateway do të duhej të bëhet një markë e besueshme.

Kina ka financuar në hekurudha, rrugë dhe porte por është akuzuar se ka lënë shumë shtete të rënduara me borxhe.

Shefja e Komisionit tha se shteteve ju duhen “partnerë të besueshëm” për të ideuar projekte që janë të qëndrueshme.

BE’ja po hulumton se si do të grumbulloj këto miliarda euro, të mbledhura nga shtetet anëtare, institucione financiare dhe nga sektori privat. Kjo në pjesën më të madhe do të jenë në formë garancish dhe huave, në vend të granteve.

Presidentja von der Layen tha se BE’ja dëshiron të tregojë një qasje ndryshe e më demokratike që do të kryente projekte që përqendrim në ndryshimet klimatike si dhe sigurinë shëndetësore globale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të shteteve në zhvillim.

Një prej zyrtarëve të BE’së i ka thënë BBC se Afrika do të jetë në fokus të kësaj nisme.

Andrew Small, nga Fondi Marshall në Gjermani, vlerësoi nismën dhe i tha BBC se kjo është  “përpjekja e parë serioze e palës Europiane për të zhvilluar pako dhe të gjejnë mekanizma financiar, ashtu që shtetet që po konsiderojnë të marrin hua nga Kina të kenë një opsion alternativ”.

Megjithatë ai i shtoi mëdyshjet e tij rreth nismës së BE’së, duke shtruar pyetjen nëse blloku europian në këtë hapësirë gjeopolitike, tha Andrew Small.

“Apo është tepër e ngurtë, e ngecur në konflikte të brendshme burokratike? Nëse dështojnë me k%t% nismë, do të jetë dështim i madh” tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë