Loading…

BE shqyrton mundësinë e bllokimit të eksportit të vaksinave për Britaninë

  • 28/01/2021 | 18:43

BE shqyrton mundësinë e bllokimit të eksportit të vaksinave për Britaninë

Bashkimi Evropian mund të bllokojë eksportin e miliona dozave të vaksinave të koronavirusit në Britaninë e Madhe në ditët në vijim.


Kjo do të ishte përgjigja e Brukselit ndaj mungesës së madhe të rezervave të vaksinave në vendet anëtare.

Pasi kompania anglo-suedeze AstraZeneca njoftoi javën e kaluar se do të duhet të shkurtojë furnizimet e vaksinës së saj në BE me 60 për qind në tremujorin e parë për shkak të problemeve të prodhimit, Komisioni Evropian njoftoi se do të krijojë një mekanizëm të ri autorizimi për t’u dhënë rregullatorëve kombëtarë kompetencat për të refuzuar eksportin e vaksinave.

Kjo ngre shqetësime se fluksi i vazhdueshëm i vaksinës Pfizer në Britani të Madhe, i cili ka porositur 40 milionë doza, do të përkeqësohet.

“Ekziston një mundësi që në rrethana të caktuara nuk do të lejojmë që eksportet të realizohen,” tha një zyrtar.

Sipas një analize nga Airfinty, nëse Britania e Madhe detyrohet të varet vetëm nga vaksinat e prodhuara në vend, arritja e imunitetit që kërkon imunizimin e 75 për qind të popullsisë mund të vonohet me gati dy muaj.

Ndërsa planet kombëtare të imunizimit zhvendosen, AstraZeneca refuzon të devijojë dozat e prodhuara në fabrikat në Oksford dhe Staffordshire, Brukseli po kërkon mënyra për të siguruar furnizime, por zyrtarët thonë se ata shpresojnë se nuk do të ketë nevojë për të ndaluar eksportet e vaksinave në Britani të Madhe, të tilla si Pfizer në Belgjikë, por nuk e përjashtojnë këtë mundësi.

Në BE thonë se vendimi i Qeverisë britanike për të bllokuar eksportin e barnave të caktuara kundër koronavirusit është arsyeja që Brukseli “të mbrojë veten nga aktet e proteksionizmit në të gjithë botën”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë