Loading…

BE synon të ulë Kurtin dhe Vucicin të bisedojnë në Bruksel këtë të premte

  • 27/09/2021 | 14:05

BE synon të ulë Kurtin dhe Vucicin të bisedojnë në Bruksel këtë të premte

Bashkimi Europian po punon me ngulm në organizmin e takimit mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë në Bruksel për diskutime për situatën në veri të Kosovës, e sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, ky takim mund të organizohet ndoshta në fund të kësaj jave, transmeton Gazeta Metro.


Brukseli po përgatitet këtë javë për bisedime për situatën në Kosovë, ajo që pret është vetëm konfirmimi për ardhjen e palëve sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug që pretendon se të dy liderët, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, do të takohen në Bruksel këtë të premte.

Tanjug pretendon në burime diplomatike në Bruksel për këtë takim të mundshëm të dy liderëve ballkanas. Në të njëjtën kohë është konfirmuar edhe arritja në Bruksel e të dërguarit të posaçëm të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, me vetëm një temë në agjendë, situatën në veri të Kosovës.

Në qarqet diplomatike të Brukselit ende po negociohet me zyrtarët në Beograd dhe Prishtinë rreth shkuarjes së delegacioneve në Bruksel, por nuk është përjashtuar mundësi që takimi të ndodhë deri në fund të kësaj jave sipas Tanjug.

Spekulohet se takimi mund të ndodhë tek pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që do të takojë liderët kosovarë e serbë me 29 shtator.

Në ndërkohë në Bruksel theksojnë se presin qetësim të situatës në terren pakushte, përkatësisht tërheqje të menjëhershme të njësiteve speciale të policisë kosovare dhe heqjen e bllokadave të rrugëve pa saktësuar nëse “kthimi në gjendjen paraprake” si parakusht të mbajtjes së bisedimeve të paralajmëruara në Bruksel dhe kushte të qeverisë serbe të theksuara pas shpërthimit të krizës.

Shefi i diplomacisë së BE’së kishte paralajmëruar se si liderët kosovarë dhe ata serbë” se janë “tërësisht përgjegjës për kërcënimin e sigurisë dhe mirëqenies së komuniteteve lokale në Kosovë dhe Serbi”.

Pushteti serb dhe shumë media serbe që përsërisin këtë qëndrim kanë dalë të indinjuar pas krizës që e konsiderojnë se nuk mund të jenë përgjegjëse të dy palët për përshkallëzimin e fundit. Qeveria e Kosovës mbështetet në skadimin e marrëveshjes së targave këtë vit dhe reciprocitetin.

Këtë pyetje ja kishte shtruar agjencia serbe e lajmeve Tanjug zëdhënësit të Borrell javën e kaluar se përse po përdoret formulimi “të dy palët” për këtë rast, Peter Stano, kishte thënë se çdo tension i shtuar në Kosovë ndodh si “aksion apo reaksion ndaj diçka”.

Gabriel Escobar që zëvendësoi Matthew Palmer në detyrën e tij i ka thënë Tanjug se SHBA do të mbështetë çdo nismë diplomatike të BE’së për të “ndihmuar dhe mbështetur të gjitha përpjekjet në arritjen pajtimit për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës”, “përfshi bashkëpunimin e tij me Lajcak në bisedimet me liderët palëve në dialog”.

Tanjug raporton se kur i kërkuan të flasë më konkret në veprimet e SHBA drejt zgjidhjes, Escobar ka thënë se SHBA përmes ambasadave në Beograd dhe Prishtinë po punojnë që të dy palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, e marrëveshjet të respektohen.

“Ne i inkurajojmë liderët të drejtojnë energjinë e tyre në dialog, e jo ta shmangin, duke zbatuar të gjitha ato që ata dhe paraardhësit e tyre janë pajtuar në kuadër të procesit të Brukselit” ka thënë Escobar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë