Presidenti i Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski i cili shprehu kënaqësi që këtë vit kryesimin me grupacionin A-5 e ndërmori shteti fqinjë, dhe atë për herë të parë pasi është anëtare e NATO-s. Theksoi se nga formimi e deri më sot, Karta e Adriatikut në shkallë të madhe e ka realizuar qëllim-promovimin inicial dhe implementimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, për çka edhe ishte themeluar.
Në dy dekadat e fundit nisma SHBA-Karta e Adriatikut (A-5) u tregua si një mekanizëm i suksesshëm rajonal për përforcimin e besimit ndërmjet vendeve anëtare, por edhe më gjerë, vlerësoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në Konferencën e sotme të 26-të të shefave të Shtatmadhorive (SHSHM) të armatave nga vendet anëtare të SHBA-së-Karta e Adriatikut (A-5). Ajo në fjalën e saj theksoi se rezultatet e veprimit dhe bashkëpunimit të kësaj nisme janë më se të dukshme dhe të njohura gjerësisht.
“Katër nga anëtarët e saj ekzistues janë anëtarë të plotë të aleancës së NATO-s, por ne bashkërisht kontribuojmë në mbështetjen e paqes ndërkombëtare dhe operacioneve ndërkombëtare, kontributi ynë i përbashkët në misionin ISAF dhe “Mbështetje e shkëlqyer” u njohën gjerësisht dhe u vlerësuan nga aleatët tanë. Gama e ideve dhe projekteve për bashkëpunim vazhdon në zhvillimin e aftësive mbrojtëse në kuadër të NATO-s, në procesin e planifikimit të mbrojtjes dhe përmbushjen e detyrimeve nga qëllimet e kapaciteteve dhe synimet e partneritetit, ndërsa pastaj në kuadër të trajnimit dhe ushtrimit të përbashkët të forcave, menaxhimit të krizave dhe shumë fusha tjera”, theksoi Petrovska.
Ministrja tha se në dy dekadat e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin motivuesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të agjendave evropiane dhe euroatlantike të vendeve anëtare të Kartës. “Pa mbështetjen tuaj vetëmohuese, ne nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Jam e bindur se mbështetja do të vazhdojë me intensitet të pa zvogëluar edhe në periudhën e ardhshme dhe në realizimin e projekteve të ardhshme të planifikuara në kuadër të Kartës”, tha Petrovska.
Komandanti i Komandës së Armatës së SHBA-së për Evropë, gjeneral Kavoli tha se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë tregon vlerën dhe rëndësinë e sigurisë kolektive dhe integritetin kolektiv territorial. “Të gjitha vendet që janë të pranishme këtu kanë programe të rëndësishme për bashkëpunim të përbashkët dhe marrin pjesë si partnerë dhe aleatë në modernizimin e NATO-s në suaza të konceptit për mbrojtje kolektive. Pushtimi i Rusisë, gjithashtu na përkujton se duhet të punojmë për stabilitet çdo ditë dhe ngjarjet në këtë rajon që ndodhën së fundmi tregojnë se të gjithë duhet të kontribuojmë për stabilitetin çdo ditë”, theksoi Kavoli.
Në konferencë u drejtua edhe presidenti Stevo Pendarovski i cili shprehu kënaqësi që këtë vit kryesimin me grupacionin A-5 e ndërmori vendi ynë, dhe atë për herë të parë pasi është anëtare e NATO-s. Theksoi se nga formimi e deri më sot, Karta e Adriatikut në shkallë të madhe e ka realizuar qëllim-promovimin inicial dhe implementimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, për çka edhe ishte themeluar.
“Gjatë tërë viteve të kaluara Maqedonia e Veriut pa hamendje investoi në promovimin e qëllimeve të Kartës dhe do të vazhdojë ta bëjë atë me qëllim në mënyrën më të mirë të kuptohen dhe pranohen përparësitë e partneritetit dhe integrimit në Aleancën e NATO-s, në atë kontekst dëshiroj posaçërisht ta theksoj rëndësinë e mbështetjes së përgjithshme nga ana e SHBA-së e cila edhe sot vazhdon ta ofrojë për aspiratat euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq në funksion të sigurimit të paqes dhe prosperitetit të mbarë rajonit”, tha Pendarovski.
Vlerësoi se pushtimi rus ndaj Ukrainës si asnjëherë më parë e ka imponuar nevojën që BE-ja të fokusohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, proces, për të cilin vlerësoi se do ta përforcojë stabilitetin, sigurinë dhe demokratizimin e rajonit.
“Për fat të keq, prolongimi i eurointegrimeve për shkaqe të ndryshme, praktikisht i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor e luhatë kredibilitetin e Unionit. Tempoja e ngadalshme e procesit të integrimit në Union është një prej kërcënimeve për demokracinë e Ballkanit. Disa hulumtime të mendimit publik tregojnë se po bie mbështetja për organizatat dhe vendet e orientuara perëndimore, dhe për herë të parë pas tre dekadave rritet mbështetja për disa organizata të tjera dhe modele të ndryshme të menaxhimit”, porositi Pendarovski. (koha.mk)