Loading…

“BE të lajmërohet kur të vendosë”: Zaev ironizon me BE para takimit të ‘mini shegen’

  • 27/07/2021 | 21:14

“BE të lajmërohet kur të vendosë”: Zaev ironizon me BE para takimit të ‘mini shegen’

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka përsëritur të martën se shteti i tij ka plotësuar kriteret për fillim të negociatave për anëtarësim dhe se i mbetet të vendosë hapi i ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


“Unë e kam thënë, kjo është punë e BE’së. Kur të vendosin të vazhdojmë atë proces, të lajmërohen. Ne ndërkohë po vazhdojmë me europianizimin këtu” ju tha Zaev gazetarëve.

Ai kështu u përgjigj kur ju kërkuar të komentoj deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev që ka thënë se në Maqedoninë e Veriut ka shkelje sistematike të të drejtave qytetarëve me prejardhje bullgare dhe se Shkupi po plotëson kriteret vetëm për fillimin e negociatave me BE.

Zaev shtoi se nuk do të bëjë replikë me Radev përmes mediave por theksoi se “gjithë bota ka lëvduar për mënyrën e realizimit të një shoqërie të barabartë për të gjithë” në Maqedoninë e Veriut./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë