Loading…

BE të shoh nëse muri në urën e Ibrit është sipas marrëveshjes

  • 08/12/2016 | 08:28

BE të shoh nëse muri në urën e Ibrit është sipas marrëveshjes
Pas raportimeve të fundit se në urën mbi lumin Ibër po ndërtohet një muri, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian (BE).
 Zëdhënësja e Federica Mogherinit, përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Maja Kocijançiq ka thënë ekskluzivisht për lajmi.net se janë duke i shqyrtuar raportet lidhur me këtë muri.

“Marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga renovimi i vetë urës. Ky renovim bëhet me fondet e BE-së. Kjo vlen edhe për rrugën ‘Mbreti Petar’. Që të dyja, ura dhe rruga është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”, ka thënë Kocijançiq për lajmi.net.

Sipas saj, BE-ja është në kontakt të ngushtë me palët e interesuara që të sigurojnë një dizajn të kënaqshëm edhe për urën edhe për rrugën, në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo.

Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se ky muri është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se muri duhet të largohet.

Sipas zonjës Tahiri, për këtë muri janë njoftuar edhe zyrtarët e BE-së.

Mirëpo, kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq ka thënë se muri nuk do të largohet dhe se ndërtimin e tij janë në dijeni edhe BE-ja edhe Prishtina zyrtar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë