Loading…

BE udhëtim pa viza për Ukrainën, Kosova pa shpresë

  • 17/11/2016 | 20:04

BE udhëtim pa viza për Ukrainën, Kosova pa shpresë

Shtetet anëtare të BE-së kanë aprovuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Ukrainës, me mundësi qëndrimi në vendet e Unionit 90 ditë. Propozimi do të shkojë në Parlamentin Evropian për t’u aprovuar, raportojnë mediat evropiane, transmeton gazetametro.net.


Të 28 shtetet anëtare të BE ranë dakord në parim për udhëtimin pa viza për në BE-në për qytetarët e Ukrainës, me mundësi qëndrimi jo më shumë se 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Liberalizimi i vizave ka qenë prej kohësh i kërkuar nga Kievi, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme të rebelëve në lindje të Ukrainës.

Pas Ukrainës, vendim pozitiv për heqje të vizave janë duke pritur edhe Kosova, Turqia, dhe Gjeorgjia.

Kosovës duket se do t’i refuzohet kërkesa për liberalizim të vizave, shkaku se nuk po mundet të realizojë njërin nga kushtet e vendosura nga BE, miratimin në Kuvend të Demrkacionit me Malin e Zi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë