Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ka bërë të ditur se i ka njoftuar Ministrat e Jashtëm të BE’së, duke thënë se kanë shprehur shqetësimin rreth mungesës së implementimit, të zotimit të tyre sipas Marrëveshjes, për Normalizim, përcjellë Gazeta Metro.
“Ajo çka kërkojmë, është të nisë implementimi bazuar në propozimin tonë, pa shtyrje të mëtejme dhe këtu përfshihet për të dy palët obligimi që të implementojnë në tërësi marrëveshjet e kaluara të dala nga dialogu.”
Ai tha gjithashtu se të gjithë ministrat e shteteve anëtare të BE, kanë mbështetur Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak.
“Ministrat shprehen mbështetje të fuqishme për Përfaqësuesin e Lartë,në detyrën e tij si lehtësues i dialogut, si dhe të përfaqësuesit Special të Be’së, Miroslav Lajcak. Ata shprehen shqetësim e tyre rreth mungesës se implementimit nga palët të zotimit të tyre sipas Marrëveshjes së rrugëtimit për Normalizim-Noirmalizimi është një proces, një shteg-dhe implementimi ( e Anexit)”, tha Borrell.
Borrell theksoi gjithashtu faktin se në fillim të vitin palët kishin rënë dakord për rrugën drejt normalizimit, duke thënë se implementimi është diçka e detyrueshme për Kosovën dhe Serbinë.
“Të dyja palët ranë dakord për këtë rrugë drejt normalizimit në fillim të këtij viti. Kjo është diçka e detyrueshme për ta dhe Këshilli u ka kërkuar palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në këtë zbatim”, tha tutje Borrell./gazetametro.net
HRVP @JosepBorrellF convened EU Foreign Ministers for the traditional meeting in New York.
Opportunity to coordinate our engagement during #UNGA. We discussed the future of our work in the #Sahel region and our continued support to #Ukraine.
https://t.co/6BwCIhoW5l pic.twitter.com/vKa2DTKNZY— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) September 19, 2023