Loading…

Bebe Rexha e nervozuar me ceremonitë e ndarjeve të çmimeve: Në djall vafshin, është gjithçka politike dhe me para

  • 30/11/2021 | 19:32

Bebe Rexha e nervozuar me ceremonitë e ndarjeve të çmimeve: Në djall vafshin, është gjithçka politike dhe me para

Bebe Rexha është një nga ato artiste, këngët e së cilës numërojnë miliarda dëgjime e klikime në platformat muzikore, por vlerësimet dhe çmimet për të janë të pakta.


E krejt kjo duket se ndodh për shkak të një politike dhe parave, siç ka thënë vet këngëtarja në një intervistë të fundit për TMZ.

Teksa u ndalua nga një gazetar i tabloidit amerikan në “Los Angeles International Airport”, Bebe Rexha tregoi arsyen se pse kishte reaguar ditë më parë mbi ceremonitë e ndarjes së çmimeve, kur kishte përmendur faktin se si tri këngët e saj të famshme “Meant to be”, “In the name of love” dhe “Me, myself and I” janë dëgjuar nga një miliardë herë secila, por asnjëra nuk është vlerësuar me ndonjë çmim.

“Mendoj se ka të bëjë me politikë, paratë, të qenurit brenda…të gjitha këto. Nuk e di, krejt çfarë di është se unë di vazhdoj të kompozoj dhe shkruaj më të mirën që mundem”, tha 32-vjeçarja.

Ajo gjithashtu kujtoi se si reeperi me famë botërore Drake, i cili njihet si një nga reperët më të diskriminuar në mbrëmjet e ndarjes së çmimeve, kishte thënë gjatë pranimit të një trofeu ‘Grammy’ se ato nuk janë aq të rëndësishme sa numrat.

“Unë e mbaj mend se çfarë Drake tha rreth çmimeve në Grammy: ‘Nuk është këtu esenca [te çmimi], zemër numrat nuk gënjejnë dhe paratë nuk gënjejnë dhe fansat po ashtu”, tha artistja shqiptare.

E pyetur nga gazetari se nëse do të kishte dëshirë që klikimet e saj të përktheheshin në çmime festivalesh, Rexha tha: “Jo, në djall trofetë”.

Kujtojmë që Bebe Rexha ishte e nominuar për dy çmime ‘Grammy’ në vitin 2019, “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga më e mirë duo/grup e zhanrit country”.

Të parin e fitoi Dua Lipa ndërsa çmimi i dytë shkoi për Dan and Shay për këngën e tyre “Tequila”, me çka shquhet si një ndër padrejtësitë më të mëdha në historinë e ‘Grammy’-t, pasi për nga dëgjueshmëria, “Tequila” nuk kishte arritur as 10 pëqindëshin e suksesit që kënga e artiste shqiptare “Meant to be”, kishte arritur në atë kohë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë