Loading…

Bebe Rexha më e lumtur se kurrë: Zbulon portretin e të dashurit teksa ia uron ditëlindjen

  • 26/11/2020 | 18:20

Bebe Rexha më e lumtur se kurrë: Zbulon portretin e të dashurit teksa ia uron ditëlindjen

Bebe Rexha përflitej që nga muaji korrik për një romancë të re, por ajo vendosi ta“zyrtarizonte” atë në muajin shtator.


Në një foto ku kishte mbuluar portretin e partnerit, ajo i uronte ditëlindjen dashurisë së saj të re, të cilit i kishte dhuruar një makinë të markës Ferrari.

Mirëpo, pasi janë fotografuar disa herë së bashku, tashmë as ajo nuk e fsheh më portretin e tij dhe shpesh ndan foto e video si kjo që ka publikuar së fundmi.

Bebe dhe partneri i saj kanë qenë në një darkë me miq të përbashkët dhe sigurisht këngëtarja nuk vonoi të ndante me fansat disa momente romantike me të.

Autorja e hitit “Baby, I’m jealous” ka publikuar në Instastory një video teksa puth në buzë Keyan, duke na falur disa doza të mira dashurie.

Pak kohë më parë, këngëtarja ka treguar në një intervistë për “People” se si po shkon lidhja e saj me Keyan. Ajo rrëfeu se ai është një njeri shumë i ëmbël dhe se e mbështet shumë.

“Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua. Por nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim. Por mendoj se kam gjetur vërtetë dikë që është shumë special dhe më bën të lumtur. Kështu që ndihem shumë me fat. Dhe ai është me fat- ai është më me fat“, ka thënë këngëtarja.

Ndërsa kur është pyetur se çfarë e bën lidhjen të funksionojë, Bebe është përgjigjur: “Të kuptuarit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme. Dhe unë jam shumë transparente. Kështu që mendoj se ajo ç’ka është e rëndësishme për një lidhje është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka e rëndësishme për jetën dhe marrëdhëniet“.

Si e ka kaluar Bebe karantinën me të dashurin e saj? “Kemi gatuar, kemi ngrënë dhe kemi bërë shumë seks”, është përgjigjur këngëtarja. Më pas ajo ka shtuar se shpreson shumë që nëna e të dashurit të mos e lexojë intervistën, sepse e urren kur ajo flet për të tilla gjëra në media.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë