Loading…
Bebe Rexha pajtohet me njeriun e zemrës
  • 08/06/2019 | 21:51

Bebe Rexha pajtohet me njeriun e zemrës

Muaj më parë, pasi Bebe Rexha e kishte publikuar këngën “Last Hurrah”, babai i saj i kishte shkruar duke i thënë: “Më mirë ndalo së publikuar pornografi idiote sepse po më çmend. Nuk mund ta duroj më këtë”, transemton Gazeta Metro.


Babai i saj po ashtu kishte shtuar se Bebe po e turpëronte në publik dhe se është shumë i nervozuar me të.

Bebe po ashtu, aso kohe kishte vendosur të kthehej në New York për ta vizituar babanë e saj, me të cilin kishte dy javë që nuk po fliste dhe këtë e ka treguar vet përmes një interviste për TMZ.

Mirëpo tani raportet e tyre të thyera pak, duket se janë përmirësuar dukshëm.

Ajo ka postuar në Instastory në Instagram foto me babanë e saj në aeroplan privat ku dyshja duken më të afërt se asnjëherë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë