Loading…

Bebe Rexha tregon hapur konfliktin që kanë Dua Lipa me Rita Orën: S’besoj se do përfundoj

  • 09/05/2021 | 19:36

Bebe Rexha tregon hapur konfliktin që kanë Dua Lipa me Rita Orën: S’besoj se do përfundoj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka folur publikisht për konfliktin mes Dua Lipas dhe Rita Orës.


Teksa fliste për albumin e saj të dytë, “Better Mistakes”, që përmban bashkëpunime me Travis Barker dhe Ty Dolla $ign, Bebe shprehu keqardhje për bashkëpunimin që nuk u realizua dot me Dua Lipën dhe Rita Orën.

Bebe tha se bashkëpunimi ka gjasa të mos realizohet kurrë për shkak të marrëdhënies së Duas dhe Ritës.

“Jam përpjekur vërtetë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur ose për çfarë është zënka. Jam përpjekur të vendos paqe dhe t’i bashkoj vajzat. Do të doja shumë të bënim diçka të gjitha bashkë, por nuk jam e sigurt nëse do të ndodhë. Nuk dua të flas më tepër për këtë”, tha Bebe Rexha për gazetën britanike “The Sun”.

Bebe Rexha shtoi se konkurrenca mes tyre mund të jetë rritur për shkak të presionit të të qenit grua në industrinë e muzikës.

“Është e çuditshme sepse unë e di si është që të jesh vajzë dhe ne ndonjëherë bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas për vetëm për veten, Duan, Ritën apo Ava Max, po flas për gratë në përgjithësi”, tha Bebe, duke shtuar se është krenare që të katërta kanë të njëjtën origjinë dhe vijnë nga i njëjti vend./tch

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë