Loading…

Bebe Rexha tregon se çfarë i tha babai për foton e saj ku u shfaq krejt e ‘zhveshur’

  • 12/09/2019 | 12:42

Bebe Rexha tregon se çfarë i tha babai për foton e saj ku u shfaq krejt e ‘zhveshur’

 Në ditën e ditëlindjes së saj, Bebe Rexha kishte publikuar një fotografi me këmbë të hapura dhe gjysëm nudo, duke thyer rrjetin, ku kishte marrë shumë komente dhe shpërndarje, transmeton Gazeta Metro. 


Në lidhje me këtë, Bebe ka folur për E! News teksa përgatitej të performonte në sfilatën e NYFW. ”Ju betohem për çdo gjë që s’e kisha planifikuar.”- është shprehur Bebe. Ajo ka qenë duke u përgatitur për një koncert, kur stilisti i saj i flokëve hyri dhe bëri foton. Thjesht mendoi: “Wow, dukem seksi dhe nuk e di nëse do dukem ndonjëherë më kaq seksi dhe ndihem mirë me veten. Kështu që do e postoj.”

Dhe krahë atyre që e kritikuan për foton e shpërndarë, ishte dhe i ati i saj:

“Tashmë jam në fakt një grua plotësisht e rritur. Babi më tha: “Oh zot. Të lutem fshije në moment.” Dhe unë i thashë që jo, nuk kishte për të ndodhur.”

Bebe është ndër të paktat këngëtare që pranon se nuk është ndjerë gjithnjë mirë me trupin e saj, por gjithçka ndryshoi kur filloi të “praktikojë” dashurinë për veten. Pra, thjesht thoni gjëra të këndshme për veten dhe pranojeni atë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë