Loading…
‘Bechtel Enka’ i paguan për çdo ditë Kosovës nga 40 mijë euro dënim, trefish më të ulët
  • 17/01/2019 | 19:45

‘Bechtel Enka’ i paguan për çdo ditë Kosovës nga 40 mijë euro dënim, trefish më të ulët

Kompania tashmë shumë e njohur për qytetarët e Kosovës “Bechtel Enka”, ka filluar që nga 1 janari të gjobitet nga Qeveria e Kosovës pasi kjo e fundit është vonuar në finalizimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, transmeton Gazeta Metro.


Kjo kompani do t’i detyrohet Kosovës që t’i paguajë 40 mijë euro për çdo ditë për shkak të vonesës në finalizimin e autostradës për në Shkup, por sipas KTV kjo shumë nuk mund të kalojë shumën prej 10% të pagesës për dënim.

Deri tani shuma e gjobitjes ndaj kompanisë “Bechtel Enka” ka arritur në 600 mijë euro, kjo shumë mund të merret në mënyrë automatike nga kompania.

Ndërkohë, Kosova i ka paguar “Bechtel Enkas” trefish dënim më të madh sesa kjo e fundit që po i bënë Qeverisë së Kosovës, 133 mijë euro në ditë e kishte Kosova dënimin që i kishte vënë “Bechtel Enka” apo 4 milionë euro në muaj. Si përfundim, kjo kishte arritur shumën e 53 milionë eurove.

Kontrata e parë për autostradën ka qenë 42 muaj, por më pas i ishte shtuar edhe një aneks- kontratë për shtyrjen e kontratës deri më 31 dhjetor 2018./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë