Loading…

Beckham nderohet nga ish-skuadra e tij, do të i ndërtohet statujë në stadium

  • 12/02/2019 | 20:35

Beckham nderohet nga ish-skuadra e tij, do të i ndërtohet statujë në stadium

Për herë të parë në historinë e MLS-së, një lojtar do të ketë një statujë.


Kampioni në fjalë është David Beckham, të cilin Los Angeles Galaxy do ta nderojë me një skulpturë të bronztë, për pesë vitet e kaluara në formacionin kalifornian, ku u transferua në vitin 2007 nga Real Madrid. Anglezi koleksionoi 98 ndeshje, 18 gola, 40 asist dhe fitoi 2 MLS Cup, transmeton Supersport.

“Sun” shkruan se statuja do të zbulohet më 2 mars në “Dignity Health Sports Park”, me rastin e të parës garë zyrtare të sezonit të ri, kundër Chicago Fire.

“Galaxy është një skuadër tepër speciale për mua”, -tha Beckham. “Të isha pjesë e historisë së saj është një privilegj për të cilin ndihem krenar. Të marr këtë njohje është një nder i madh për mua dhe do t’i jem gjithnjë jashtëzakonisht mirënjohës për mënyrën se si më kanë pritur dhe për atë që klubi, tifozët dhe qyteti i Los Anxhelosit më dhanë mua dhe familjes sime, që nga momenti i parë që arritëm. Jemi ndjerë si në shtëpi”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë