Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se ka pasur një vizitë në Dhomat e Specializuara të Hagës, shkruan Gazeta Metro.
Atje ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Hysni Gucatin.
“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë! Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre”, ka shkruar Hamza.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net