Loading…

Bedri Hamza tregon planin për riorganizimin e transportit publik

  • 11/10/2021 | 21:00

Bedri Hamza tregon planin për riorganizimin e transportit publik

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se Komuna e Mitrovicës do të ketë transport publik shumë më të rregullt dhe më të saktë.


Ai ka treguar se do ta bëjë edhe dislokimin e Stacionit të Autobusëve afër Stacionit Hekurudhor për të krijuar lidhshmëri më të mirë ndërmjet transportit rrugor dhe atij hekurudhor.

“Që qytetarët e Mitrovicës të kenë transport publik më cilësor, më të rregullt dhe më të saktë, ne do ta riorganizojmë atë, do ta subvencionojmë dhe do t’i rregullojmë edhe vendndalesat për autobusë dhe vendpritjet për udhëtarë.

Është i domosdoshëm edhe dislokimi i Stacionit të Autobusëve afër Stacionit Hekurudhor për të krijuar lidhshmëri më të mirë ndërmjet transportit rrugor dhe atij hekurudhor.

Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë