Loading…

Bedri Istrefi: Jap dorëheqje nga Telekomi nëse vërtetohet se i kam dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik

  • 22/10/2019 | 23:01

Bedri Istrefi: Jap dorëheqje nga Telekomi nëse vërtetohet se i kam dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik

Drejtori i Telekomit Bedri Istrefi ka thënë se do të jap dorëheqje nëse vërtetohet se i ka dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik, shkruan Gazeta Metro.


Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se mban përgjegjësi morale nëse vërtetohet ndonjë lidhje e tij me politikën.

Istrefi, në RTV Dukagjini, ka thënë se ai nuk ka lidhje me politikën dhe se asnjëherë nuk është parë në mbështetje të ndonjë subjekti politik. Ai ka thënë se është i gatshëm të jep dorëheqje nëse del njëri nga 2,400 punëtorët e PTK-së dhe thotë se ai i ka kërkuar të votojë ndonjë parti të caktuar politike.

“Nëse vërtetohet se i kam dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik, jap dorëheqje publike”.

Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës ka thënë se mosha mesatare e punëtorëve në Telekom është rreth 55 vjeç dhe sipas tij kompania ka nevojë për rifreskime.

Ai ka thënë se nuk mund të thotë se ka tepricë të punëtorëve në Telekom, por sipas tij punë ka aq shumë sa që “punëtorët duhet të punojnë edhe natën”. Istrefi ka përmendur edhe kontratat që PTK-ja ka pasur për pagesën e qirave.

“Kemi paguar lokal 3,500 euro për qira”.

Ai ka thënë se është i gatshëm që të zbres edhe pagën e vet, ndërsa të mos preken inxhinierët dhe ekspertët e tjerë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë