Loading…

‘Befasi e madhe’: Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Almeria-Real Madrid

  • 14/08/2022 | 23:02

‘Befasi e madhe’: Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Almeria-Real Madrid

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Almerias dhe Real Madrid me rezultat 1-0, ku skuadra e sapo inkuadruar në La Liga është duke befasuar kampionët e Europës, transmeton Gazeta Metro.


Almeria me anë të 21-vjeçarit, Largie Ramazani i cili doli ballë për ballë bashkëkombësit të tij, Thibaut Courtois shënoi në minutën e shtatë të takimit golin e epërsisë.

Pas këtij goli ‘Los Blancos’ morën iniciativën e ndeshjes dhe patën 17 goditje, ku shtatë përfunduan në drejtim të portës, por fati nuk ishte me ata.

Do të ishte me të vërtetë befasuese nëse sonte skuadra e Carlo Ancelottit mposhtet në javën e parë të kampionatit spanjoll nga Almeria. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë