Loading…

Befasia e radhës në Kupën e Botës, Japonia ‘çudit’ Gjermaninë

  • 23/11/2022 | 15:59

Befasia e radhës në Kupën e Botës, Japonia ‘çudit’ Gjermaninë

Japonia ka arritur të shkaktojë befasinë tjetër në këtë Kampionat Botëror duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 1-2, transmeton Gazeta Metro.


Ishte Arabia Saudite dje që bëri befasinë e parë kundër Argjentinës, ndërsa sot në mënyrë identike Japonia e përsëriti.

Fillimisht, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick kaloi në avantazh në minutën e 32’të me anë të mesfushorit, Ilkay Gundogan, i cili nga pika e bardhë nuk gaboi.

Mirëpo, në minutën e 75’të mesfushori, Jitsu Doan përfitoi nga një top i kthyer dhe nuk e pati të vështirë të realizoi me portën e zbrazur.

Për fitoren e Japonisë u përkujdes sulmuesi, Takuma Asano që në minutën e 83’të pas një vrapimi të jashtëzakonshëm dhe nga një pozitë mjaft e vështirë nuk dështoi para Manuel Neuer.

Në këtë grup përveç Gjermanisë dhe Japonisë janë edhe Spanja dhe Kosta Rika, të cilat do të përballen sot në ora 17:00. /gazetametro.net

GOOOOOOLLLLL: Japonia përmbys gjithçka, ‘shokohet’ Gjermania

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë