Loading…
Befason Juventus: E kontaktojnë Luca Modricin për transferim
  • 12/01/2019 | 18:36

Befason Juventus: E kontaktojnë Luca Modricin për transferim

Lojtari më i mirë i Kroacisë, dalmatini që u ndoq nga Inter gjatë gjithë verës, tani raportohet të jetë kontaktuar nga Juventus, trasnmeton Gazeta Metro.net


Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin Luka Modric të Real Madrid shkruan Telesport. Ata kanë kërkuar informacione rreth situatës së Ballon d’Or në merkaton e dimrit. Kroati ka një kontratë me Los Blancos e cila skadon në vitin 2020 dhe ai nuk ka ndërmend të rinovojë.

Real Madrid është inatosur së tepërmi për mënyrën se si Inter insistoi për Modric, kështu që ideja është se tani që Juventus gjithashtu po shfaq interes për kroatin, pritet të ketë grindje të tjera.

Merengues u munduan të raportonin Inter-in në FIFA për qasje të paligjshme, por Zikaltërit janë shpallur të pafajshëm.

Juventus ka irrituar Real me blerjen 100 mln euro të Cristiano Ronaldo-s dhe kampionët e Serie A gjithashtu interesohen për Isco. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë