Loading…

Befason Messi: Nuk dua të jem këtu nëse nuk jam i lumtur, nuk dua kontratë për tërë jetën

  • 18/10/2019 | 22:02

Befason Messi: Nuk dua të jem këtu nëse nuk jam i lumtur, nuk dua kontratë për tërë jetën

Lionel Messi ka folur për të ardhmen e tij te Barcelona, pas lajmeve se ai mund ta përfundojë aventurën e tij me klubin në fund të çdo sezoni. Argjentinasi e pranon sërish se nuk dëshiron të jenë i prangosur në klub, transmeton Gazeta Metro.


Në vend të kësaj, kapiteni i Barcelonës ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë me klubin katalan, por gjithashtu ai dëshiron që ata të luftojnë dhe t’i përmbushin objektivat e tyre.

“Në atë kohë ishte folur për një kontratë për tërë jetën [në Barcelona ], ashtu si bënë me [Andres] Iniestan”, ka thënë Messi në një intervistë me emisionin ‘Perros de la Calle’ në Radio Metro.

“Ajo që thashë ishte se nuk dua një kontratë që më lidh tërë jetën. Nuk dua të jem këtu nëse nuk jam i lumtur”.

“Dua të konkurroj, të performoj dhe të vazhdoj të luftoj për objektiva, duke mos qenë këtu thjesht për shkak të kontratës time”.

“Kjo është arsyeja pse mua nuk më pëlqen”.

“Por këtu, do të qëndroja gjithë jetën time”, ka thënë ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë