Loading…

Befason Mourinho: Nuk habitem nëse kjo skuadër eliminohet nga Liga e Kampionëve

  • 15/04/2019 | 20:33

Befason Mourinho: Nuk habitem nëse kjo skuadër eliminohet nga Liga e Kampionëve

Jose Mourinho u vu në qendër të vëmendjes kur tha se Juventus ka të gjitha shanset për të ërë përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madrid dhe ashtu ndodhi.


Të martën mbrëma, Juve pret në “Allianz Stadium” Ajax për ndeshjen e kthimit, teksa në Amsterdam u ndalën në barazim 1-1. Trajneri portugez tha se nuk habitet nëse kampionët e Italisë do të eliminohen në këtë fazë nga Ajax.

“Mendoj se Ajax është ekipi i vetëm që në këtë fazë nuk është i përfshirë fare nga presioni për të marrë një rezultat”, tha fillimisht “special one”.

“Juventus dhe Barcelona fillojnë me një avantazh të lehtë për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Por, nuk do të surprizohem nëse të dy këta skuadra eliminohen nga Manchester United dhe Ajax, transmeton Telesport.

Askush nuk e mendonte se Ajax kishte shanse për të fituar Champions League, por tani ata kanë ende shanse. Eksperiencë? Tani ata janë një ekip më i mirë se dy vite më parë. Në ekip kanë 2-3 lojtarë me eksperiencë. Padyshim që Juventus është një sfidë e madhe për ta, por mund të ia dalin”, deklaroi Jose Mourinho.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë