Loading…
Befason Vjosa Osmani: Haradinaj sponsorizoi bisedimet për ndarjen e Kosovës
  • 22/08/2019 | 22:31

Befason Vjosa Osmani: Haradinaj sponsorizoi bisedimet për ndarjen e Kosovës

Një deklaratë interesante ka dhënë ish-deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, duke thënë se Ramush Haradinaj i dha leje Hashimi Thaçit të nis bisedimet për ndarjen e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Osmani që me çdo kusht dëshiroi të bëhet kryetare e LDK’së, po nuk gjeti mbështetje brenda partisë së saj, e tani po synon postin e kryeministres është kthyer të flas për ndarjen e Kosovës duke e argumentuar përmes disa fotove.

“Rezoluta në foto 1 që E AUTORIZON Thaçin për bisedime dhe i hapë rrugën për planin e ndarjes: E sponzorizuar nga Haradinaj, e parandaluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, shkruan në Facebook, Osmani.

Në fotografinë e parë, Osmani sjellë një paragraf ku thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës konfirmon se Presidenti është i autorizuar që të zhvillojë bisedimet për arritjen e një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme.

Derisa në fotografinë e dytë, Osmani provon se LDK’ja parandaloi një gjë të tillë, ku shihet nënshkrimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në letrën përmes së cilës propozohet miratimi i një rezolute që shpreh qëndrimin se “Territori i Republikës së Kosovës është një dhe i pandashëm dhe as Presidenti i Kosovës, e askush tjetër, nuk ka mandat të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë