Nga Hamburgu i Gjermanisë kryeministri serb, Aleksander Vuçiç ka folur për takimin e fundit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën në Beograd.
Vuçiç, ka thënë se përkundër ngjashmërisë së madhe që kanë, megjithatë ai nuk mund të jetë aq sharmant sa Edi Rama.
“Mundë të them se nuk mund të jem kurrë sharmant sikur Edi Rama. Por, ne jemi njerëz të njejtë. Edhe populli në Beograd, në Prishtinë e Tiranë duhet ta kuptojë këtë, por ky është proces”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka theksuar gjithashtu se shqiptarët dhe serbët kanë ndryshuar këndvështrimet për njëri tjetrin, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet janë drejt përmirësimit.
“Më parë, serbët dhe shqiptarët mendonin më se keqi për njëri – tjetrin, se shqiptarët mendonin me qenë racë më superiore nga serbët dhe e kundërta”, është shprehur Vuçiç./gazetametro.net