Loading…

Befason ylli i Liverpool: Do të doja të luaja për një klub spanjoll

  • 23/11/2022 | 14:09

Befason ylli i Liverpool: Do të doja të luaja për një klub spanjoll

Sulmuesi anësor i Liverpool, Luis Diaz ka befasuar me deklaratën e tij të fundit kur ka thënë se do të dëshironte të luante për një klub spanjoll, transmeton Gazeta Metro.


Pavarësisht faktit se ka potencuar që kjo është një ëndërr fëminore, tifozët e gjigantit anglez kanë mbetur të habitur me fjalët e kolumbianit.

”Do të doja të luaja për një klub spanjoll, që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e familjes sime, por është më shumë një ëndërr fëminore,” tha ai.

25-vjeçari pastaj ka theksuar se për momentin është duke menduar vetëm për të arritur gjëra të mëdha me ‘The Reds’.

”Tani mendoj vetëm për të ngritur trofe dhe për të bërë histori me Liverpool, i cili është një nga klubet më të mëdha në botë. I jam shumë mirënjohës për mundësinë që më kanë dhënë,” tha ai.

Luis Diaz ishte transferuar te nënkampionët e Europës në janar të këtij viti nga Porto për një shumë rreth 47 milionë euro. Ai gjatë kësaj kohe është paraqitur në 38 ndeshje, ku ka shënuar dhjetë gola dhe ka regjistruar tetë asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë