Loading…

Begaj pas takimit me Kurtin: Të respektohet ujdia e Ohrit

  • 26/03/2023 | 13:07

Begaj pas takimit me Kurtin: Të respektohet ujdia e Ohrit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me një status në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka pritë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Ai tha se në këtë takim kanë biseduar me Kurtin rreth zhvillimeve më të fundit rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

Begaj tha se ka vlerësuar Kurtin që ka pranuar planin europian.

Postimi i plotë:

Prita sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti, me të cilin bisedova mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
Vlerësova lart maturinë dhe kurajon e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë.
Theksova se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Shpreha gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë