Loading…

Begolli nga AGK i drejtohet Çakmakut në emision: E neveritshme gjuha juaj, kurrë nuk do u jepja hapësirë mediale

  • 25/02/2021 | 23:43

Begolli nga AGK i drejtohet Çakmakut në emision: E neveritshme gjuha juaj, kurrë nuk do u jepja hapësirë mediale

Kryetarja e e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Gentiana Begolli, është përplasur me anëtarin e partisë Fjala, Avni Çakmaku, pasi ky i fundit e quajti inskenim rrahjen brutale të gazetarit Visa Duriqi, shkruan Gazeta Metro.


Përgjatë diskutimit rreth sulmit të gazetarit Visar Duriqi, Gentiana Begolli është përplasur me Avni Çakmaku, pasi ky i fundit e quajti inskenim rrahjen brutale të gazetarit.

Begolli tha se mediat nuk duhet t’u japin hëpësirë njerëzve të tillë si Çakmaku.

“Sikur ta udhëhiqja këtë emision, nuk e di sa do t’ju lija të flisni, të jepni fjalë të kafeve. Të flisni në këtë gjuhë është e turpshme, e neveritshnme. Kjo është gjuha që po iu kontribon atyre pamjeve të gjaosura. Personalisht nuk ju jepja hapësirë për asnjë minutë të vetëm”, ka shtuar ajo.

Ndryshe gazetari Visa Duriqi u sulmua mbrëmë pas mesnate nga tre persona, ku i thyen hundën dhe dhëmbët. Sulmin e tij e arsyetoi Avni Çakmaku, derisa atë e ka quajtur edhe inskenim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë