Një person është goditur nga treni në Prishtinë rreth dy orë më parë, lënduari është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare.
Lajmin e ka bërë të ditur mjekja kujdestare në këtë qendër.
“Për momentin është në operacion, akoma nuk e dimë si e ka gjendjen”, tha ajo njofton Klan Kosova. Duke treguar tutje se i lënduari ka shkruar në QKUK me lëndime trupore.
Mjekja tha se akoma nuk mund të konstaton nëse personi është jashtë rrezikut për jetë, meqë akoma po vazhdon operimi.
Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri te aksidenti, zyrtarët e Trainkos kanë thënë se nesër do të dalin më raportin zyrtar rreth kësaj çështjeje.