Loading…

Bëhet ftesë publike për të mos votuar demarkacionin

  • 28/02/2017 | 08:09

Bëhet ftesë publike për të mos votuar demarkacionin

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, veçanërisht ata të rajonit që të votojnë kundër demarkacionit me Malin e Zi.


Ai ka bërë me dije se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi dëmton territorin e Republikës së Kosovës dhe, si i tillë, duhet të rrëzohet.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Selmanaj ka thënë se ligji për për zonat e mbrojtura, që përfshinte edhe territorin e Komunës së Deçanit, është votuar nga ana e parlamentit, por unë nuk e kam votuar, sepse ai vendim ka qenë i gabueshëm dhe ka dëmtuar shumë Komunën e Deçanit në aspektin e zhvillimit ekonomik”.

“Kështu që, i ftoj deputetët e Dukagjinit, të të gjithë Kosovës, që mos ta votojnë versionin aktual të demarkacionit sepse Kosova humbet territor”, ka thënë Selmanaj.

Sipas Selmanajt, Qeveria po dëshiron ta shfrytëzojë mungesën e Haradinajt për ta kaluar këtë çështje.

“Nuk do të ishte të paktën në nderin e Kuvendit të Kosovës që në këto rrethana për t’u ngutur për të sjellë demarkacionin në Kuvend, sepse po del sikur po duan ta kalojnë në kohën kur nuk është Ramushi këtu. Sidoqoftë, Ramushi do të kthehet në Kosovë dhe demarkacioni nuk do të kalojë”, është shprehur Selmanaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë