Loading…

Bëhet i ditur identiteti i kosovarit në Gjermani që dyshohet se vrau dy djemtë, gruaja mbeti e plagosur rëndë

  • 28/12/2021 | 08:41

Bëhet i ditur identiteti i kosovarit në Gjermani që dyshohet se vrau dy djemtë, gruaja mbeti e plagosur rëndë

Media gjermane Bild.de ka bërë bërë të ditur identitetin e burrit që dyshohet së është nga Gjakova, e që mbrëmjen e së hënës vrarë dy djemtë e tij të mitur më pas edhe vetën, ndërsa gruaja ka mbetur e plagosur rëndë, përcjellë Gazeta Metro.


Sipas medias gjermane, një zhurmë ishte dëgjuar në shtëpinë e bardhë në Kleiner Glinder Berg në orën 22:53, fqinjët menjëherë thirrën policinë, sepse siç merret vesh në familjen kosovare ka pasur shpesh debate të ashpra.

Pas arritjes së policisë në shtëpinë e familjes kosovare, aty gjendën dy fëmijë të vdekur , njëri 13 vjeç dhe tjetri 11, të dy ekzekutuar me të shtëna në kokë.

Pak metra më tutje ndodhej Flamur R. (44), babai i djemve, gjithashtu i vrarë. Arma e dyshuar e vrasjeve ishte gjendur shumë afër burrit.

Akt i tmerrshëm i përgjakshëm ka ndodhur në Glinde, në verilindje të Hamburgut.

Gruaja dhe nëna e dy djemve, Advije R. 38 vjeçare është plagosur rëndë, dhe gjendet  në spital – edhe ajo është qëlluar me armë zjarri.

Kryeprokurori Christian Braunwarth mësohet të ketë thënë se “Gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes.” Sipas informacioneve të BILD, dyshohet se babai i fëmijëve ka qëlluar me armë ku la të vdekur dy djemtë e tij, gruan në gjendje të rëndë dhe më pas ka vrarë dhe vetën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë