Loading…

Bëhet thirrje që të mos vizitohen varrezat për Bajram: Nuk lejohet grumbullimi i njerëzve për asnjë arsye

  • 23/05/2020 | 18:55

Bëhet thirrje që të mos vizitohen varrezat për Bajram: Nuk lejohet grumbullimi i njerëzve për asnjë arsye

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Kosova futi në përdorim masa preventive ndaj përhapjes së pandemisë Covid-19, ndërsa nesër shënohet festa e Fitër Bajramit, por falja e namazit në xhami do të jetë e pamundur, shkruan Gazeta Metro.


Përveç ndalimit të faljes së namazit dhe apelit për të mos bërë vizita mes njëri-tjetrit, në një komunë të Kosovës është kërkuar që të mos vizitohen as varrezat gjatë ditës së nesërme, kur edhe shënohet kjo festë.

Komuna e Pejës, e cila për një kohë qëndroi si shënjestër e virusit Covid-19, duke shënuar 74 raste pozitive me këtë virus deri më sot, ka kërkuar që të mos vizitohen varrezat në ditën e Bajramit, ashtu sikurse nuk do të hapen xhamitë nga Bashkësia Islame.

Në një përgjigje për Gazetën Metro, Drejtori i Shëndetësisë i kësaj komune, Petrit Loci, ka thënë se kërkohet respektim i masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, duke mos lejuar grumbullimin e njerëzve për asnjë arsye.

“Kemi bërë thirrje në formë apeli që mos të vizitohen varrezat në ditën e Bajramit njëjtë sikurse nuk do hapen Xhamitë nga Bashkësia Islame.

Jemi për respektimin e masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP që nuk lejojnë grumbullim të njerëzve në çfarëdo forme apo arsyeje”, ka thënë Loci për Metron.

Nga 74 rastet pozitive me Covid-19 të konfirmuara në këtë komunë, tashmë janë shëruar mbi  42 persona, 2 të tjerë kanë vdekur, ndërkaq rreth 30 persona janë ende duke u përballur me këtë virus. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë