Loading…

Bëhet virale në rrjetet sociale: Nëna ‘e mistershme’ që lë dreka falas çdo ditë për njerëzit mes krizës së koronavirusit

  • 26/03/2020 | 19:05

Bëhet virale në rrjetet sociale: Nëna ‘e mistershme’ që lë dreka falas çdo ditë për njerëzit mes krizës së koronavirusit

Derisa pandemia e koronavirusit ka ndikuar në çdo sferë të jetës, komunitetet në gjithë botën po tregojnë që mirësia ekziston akoma, transmeton Gazeta Metro.


Në Severna Park, Maryland, një njeri ‘’mister’’, po lë drekë çdo ditë për t’ia ofruar kujtdo që I bie asaj rruge rreth orës 11 të mëngjesit.

Ndërsa një mbishkrim mbi këtë vakt ushqimi thotë: “Për këdo që ka nevojë: Unë do të lë disa dreka të shëndetshme në këtë tryezë për ju nëse jeni të uritur dhe keni nevojë për të ngrënë. Bërë me dashuri nga një nënë.’’

Kimberly Gussoë, një prind vendas, tha që ajo mori këtë për djalin e saj 7 vjeçar gjeti brenda një sanduiç proshutë, ushqime me fruta, një portokall dhe një mollë.

“Kjo më bën të përqafoj edhe më shumë komunitetin tim. Jam krenar që jetoj këtu,” tha Gussoë, i cili aktualisht punon nga shtëpia.

‘’Është mirë të tregosh fëmijët tanë që ka mirë në botën tonë. Nuk ka të bëjë vetëm me veten, por duhet të jetë edhe për të tjerët. ”

Ndërsa gjesti i saj human u bë viral në Facebook, ku njerëzit hapën një faqe për të duke thënë se ‘’gjërat e mira si kjo shërojnë shpirtin.’’/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë