Rezultatet preliminare që ka prezantuar sot Aleanca Kosova e Re për President të kësaj partie, nxjerrin Behgjet Pacollin sërish në krye.
Kjo është konfirmuar përmes një konference të sotme që kanë mbajt Komisioni Zgjedhor i AKR-së, të cilët thanë se Behgjet Pacolli do të jetë në krye të AKR-së edhe për katër vite.
Fatmir Matoshi, si kryetar i Komisionit Zgjedhor tha se AKR ka krijuar 800 nëndegë me 20 mijë anëtarë dhe është një dëshmi se AKR po kthehet në skenën politike.
Ndërsa Nasuf Aliut, anëtar i Komisionit në këto zgjedhje tha se në këto zgjedhje të AKR-së, votuan 50 mijë e 28 persona.
Për Pacollin si president kanë votuar 49 mijë persona, ndërsa kundër kanë qenë 503 persona dhe 86 vota të pavlefshme. /gazetametro.net