Loading…

Behramaj për Bislimin: Me rroba e me maskë kineze, krekoset se Kosova nuk pranoi vaksina kineze për të shpëtuar jetë

  • 29/04/2021 | 21:38

Behramaj për Bislimin: Me rroba e me maskë kineze, krekoset se Kosova nuk pranoi vaksina kineze për të shpëtuar jetë

Ish këshillltari i Hashim Thaçit, ka kritikuar Besnik Bislimin për deklaratën e tij para Parlamentit Europian, ku tha se Kosova është  i vetmi vend në rajon që nuk ka marrë vaksinat kineze dhe ruse për luftimin e pandemisë, shkruan Gazeta Metro.


Behramaj, tha se ministri Bislimi i veshur me rroba kineze e maskë kineze, tregoi se si Kosova ka refuzuar vaksinat e këtij shteti për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

Ai shtoi se në vend ka shumë produkte kineze, derisa e pyeti Bislimin se a është zgjedhja e atyre që po vdesin nga koronavirusi që të refuzojnë këtë vaksinë.

‘’ Kosova është e mbushur me produkte kineze, ndërsa ky çohet e flet me përçartje. Sigurisht kineze e kishte edhe atë kravatën e portokalltë!

Z. Bislimi, a i keni pyetur ata që po vdesin nga Covid-19, a është zgjedhja e tyre apo Qeveria juaj ka vendosur që të kenë vdekje “perëndimore?’’, shkroi Behramaj,

Ky është postimi i plotë:

‘’ Me rroba kineze i veshur, me maskë kineze ngjitur, Besnik Bislimi qenka krekosur sesi Kosova nuk ka pranuar vaksina kineze për të shpëtuar jetë të qytetarëve tanë. Kosova është e mbushur me produkte kineze, ndërsa ky çohet e flet me përçartje. Sigurisht kineze e kishte edhe atë kravatën e portokalltë!

Z. Bislimi, a i keni pyetur ata që po vdesin nga Covid-19, a është zgjedhja e tyre apo Qeveria juaj ka vendosur që të kenë vdekje “perëndimore”?

Ideologjia kinezo-ruse iu pëlqen këtyre, por jo edhe vaksinat! ‘’/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë