Loading…

Behrami nga Haga: Betejën ligjore e fituam, pasnesër presim fitoren politike

  • 14/09/2026 | 21:59

Behrami nga Haga: Betejën ligjore e fituam, pasnesër presim fitoren politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, kritikoi qasjen e Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me trajtimin e luftës në Kosovë, përcjell Gazeta Metro.


Në një intervistë direkte nga Haga, Behrami deklaroi se lufta mbrojtëse është e njohur si legjitime me konventa ndërkombëtare. Megjithatë, sipas tij, Prokuroria e Speciales nuk i ka përfshirë në aktakuzë dhe nuk i ka pranuar dokumentet lidhur me krimet e kryera nga forcat serbe.

Më tej, ai tha se mbrojtja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të paraqitur kontekstin e ngjarjeve, përfshirë masakrat dhe spastrimin etnik.

Behrami shtoi se Prokuroria është munduar ta shkëputë ngjarjen nga kjo prapakujtesë historike, ndërsa vlerësoi se çështja e themelimit të gjykatës është shfrytëzuar politikisht.

“Me konventa ndërkombëtare, me ligje ndërkombëtare, lufta mbrojtëse është luftë legjitime, pra, e pranojnë të gjitha konventat e Kombeve të Bashkuar, prandaj gjykata speciale, prokuroria e gjykatës që nga fillimi, kurrë nuk e ka futur në as në aktakuzë, po as nuk i ka pranuar dokumentat për krimet serbe në Kosovë, pra në start ata nuk kanë lejua, janë dërguar dokumenta për krimet serbe në Kosovë, mbrojtja është munduar shumë herë me sqaruar krejt narracionin sepse në gjykata të tilla konteksti është shumë i rëndësishëm dhe prokuroria është munduar që ta shkëputë krejt ngjarjen nga konteksti”, deklaroi Behrami./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë