Loading…
Bëhu pronar i patundshmërive atraktive në rajonin e Prishtinës
  • 15/03/2019 | 17:01

Bëhu pronar i patundshmërive atraktive në rajonin e Prishtinës

Agjencia Kosovare e Privatizimit në valën e shpallur të shitjes së aseteve me likuidim 45 ka nxjerr në shitje për rreth njëqind asete atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës. Ndërkaq në rajonin e Prishtinës ofron për shitje toka në pronësi shoqërore me sipërfaqe të ndryshme të përshtatshme për nevoja të ndryshme biznesore, transmeton Gazeta Metro. 


Në Çagllavicë, që njihet edhe si lagja më e preferuar e periferisë së kryeqytetit AKP ofron tri parcela toke të ndërmarrjes shoqërore “Ratar”, duke filluar prej parcelës më të madhe që përbëhet prej mbi 8 hektar, parcelën tjetër prej 1 hektar e 79 ari dhe parcelën e tretë prej mbi 48 ari. Në Çagllavicë është i koncentruar një numër i madh biznesesh prandaj konsiderohet si pozicion tejet tërheqës për zhvillim të aktiviteteve të ndryshme biznesore.

Asete tjera po aq atraktive ofrohen edhe në Hajvali lokacion me interes për biznese të natyrave të ndryshme. Në këtë pjesë AKP ofron katër parcela toke, më të madhen prej mbi 3 hektar që pasohet prej parcelës tjetër prej 87 ari, parcela tjetër prej 53 ari dhe parcela e fundit në këtë pjesë prej 22 ari, të gjitha këto të përshtatshme për zhvillim të bujqësisë si dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme.

Në këtë valë AKP ju fton po ashtu të bëheni pronar i lokalit afarist, pronë e Investbankës, i cili gjendet në zemër të kryeqytetit, sheshin Zahir Pajaziti. Ky lokal përbëhet prej 66.41 metra katror dhe ka bodrumin prej 29.10 metra katror.

Veç këtyre, AKP ka nxjerrë në shitje edhe një parcel toke në vendin më aktual të Prishtinës i cili po zhvillohet dhe zgjerohet çdo ditë, në Matiqan, me sipërfaqe prej mbi 3 ari. Për më tepër toka të tjera ofrohen për shitje në Preoc, Hamidi, Livagjë dhe Suhadoll.

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pronar të këtyre pronave shoqërore mund të aplikojnë me ofertat e tyre në valën e shitjeve nr. 45 që është e shpallur nga Agjencia e Privatizimit. Ofertat duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë me datën 3 prill 2019. Gjithë ceremonia e shitjes është e siguruar me transparencë të lartë dhe dorëzimi i ofertave si dhe publikimi i çmimeve transmetohen drejtpërdrejt përmes kamerave në internet dhe në media.

Për më shumë informata mund ta vizitoni ueb faqen: www.pak-ks.org./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë